Kredia për biznese është rritur me me ritme të larta në gjysmën e parë të vitit. Në një raport të fundit të Bankës së Shqipërisë vërehet se sektori I turizmit ka marë financimet më të mëdha .Bankat kanë zgjeruar financimin e bizneseve që operojnë në sektorët e tregtisë, hoteleri-restorante dhe të industrisë
Në muajin qershor, pesha e kredisë për sektorin e tregtisë dhe të akomodimit është rritur me rreth 2.3 pikë përqindje, në 45.3% të totalit. Sipas segmenteve të kredisë, vihet re ngadalësim për biznesin e madh, ndërkohë është vërejtur një përshpejtim i normave të rritjes sw kreditimit te biznesi i mesëm dhe i vogël.
Kreditimi për individët po ashtu ka pasur performancë më të mirë. Normat e përshpejtuara të rritjes së këtij segmenti janë mbështetur si nga kredia për
konsum ashtu edhe ajo për blerje banese.
Sipas Bankës së Shqipërisë norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Lek për biznese në gjashtëmujorin e parë të këtij viti shënoi 6.5%, duke qenë e njëjtë me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Normat e interesit janë ulur lehtas te kategoria e kredive deri 35 mln lekë, e cila është kompensuar nga rritja e tyre në kategorinë e kredive mbi 140 mln lekë – veçanërisht në muajt e fundit. Interesi mesatar për këto kredi regjistroi 6.8% .
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se vetëm në qershor huaja e re arriti vlerën 38.8 miliardë lekë duke pësuar një rritje të ndjeshme prej mbi 7 miliardë lekësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një të viti më parë ose 24.7%. / abcnews.al /

