Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Progres por akoma jo paqe/ Takimi i Alaskës, Trump i vendosur për një paqe afatgjate

schedule01:38 - 16 Gusht, 2025

schedule 01:38 - 16 Gusht, 2025

Nuk ka asnjë marrëveshje për luftën në Ukrainë! Ky ishte rezultati I takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në qytetin e Anchorage në Alaska.

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, dy liderët dolën në një konferencë të shkurtër për mediat, por nuk pranuan pyetje nga gazetarët.

Presidenti amerikan tha se nga takimi u arrit një progress I madh, por mbetën disa pika për të cilat nuk u ra dakord.

Sipa Trump, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje për fundin e luftës.

“Besoj se patëm një takim shumë produktiv dhe u ra dakord për shumë pika. Shumicën e tyre, do të thoja disa pika të rëndësishme nuk i kemi arritur ende plotësisht, por kemi bërë disa përparime. Pra, nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje. Kanë mbetur vetëm disa pika. Disa nuk janë aq të rëndësishme. Njëra është ndoshta më e rëndësishmja, por kemi një shans shumë të mirë për ta arritur. Do të doja të falënderoja Presidentin Putin dhe të gjithë ekipin e tij.”

Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi takimin si konstruktiv dhe shprehu interes për t’i dhënë fund krizës ukrainase.

Kreu i Kremlinit tha se është dakord në lidhje me garancitë e sigurisë në lidhje me Ukrainën dhe tha se Kievi dhe Europa duhet të kenë një qasje konstruktive e të mos krijojnë pengesa.

“Pajtohem me Presidentin Trump, garancitë e sigurisë të Ukrainës duhet të arrihen gjithashtu. Sigurisht, ne jemi të gatshëm të punojmë për këtë. Do të doja të shpresoja që mirëkuptimi që kemi arritur do të na lejojë të afrohemi më shumë me këtë qëllim dhe të hapim rrugën drejt paqes në Ukrainë. Ne presim që Kievi dhe kryeqytetet evropiane do ta perceptojnë të gjithë këtë në një mënyrë konstruktive dhe nuk do të krijojnë pengesa, nuk do të bëjnë përpjekje për të prishur progresin e shfaqur përmes provokimeve ose intrigave prapa skenave.”

Putin e falënderoi homologun e tij amerikan për tonin miqësor të bisedës që patën të premten dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë faqen dhe të rikthehen te bashkëpunimi, duke deklaruar se marrëdhëniet e të dy vendeve kishin qenë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Madje presidenti rus u shpreh njëlloj si Trump, duke thënë se nëse republikani do të kishte qenë president në vitin 2022, lufta nuk do të kishte filluar. Te dy liderët lanë te kuptohet se do te takohen serish se shpejti, madje Putin tha se takimi i radhës mund te mbahet ne Moske.

Edhe pse një takim me pritshmëri të larta, samiti i Putin dhe Trump në Alaska nuk solli progres domethënës për fundin e luftës. Palët duket se u ndalën më së shumti te marrëdhëniet mes dy vendeve. Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.

Pas konferencës me Putin, Trump telefonoi më pas homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë. Pjesë e telefonatës ishin kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Georgia Meloni, presidenti i Finlandes, ai i Polonisë dhe sekretari i përgjithshëm i NATO Mark Rutte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!