Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjati rreth 3 orë/ Përfundon takimi Trump – Putin në Alaskë

schedule00:48 - 16 Gusht, 2025

schedule 00:48 - 16 Gusht, 2025

Ka përfunduar takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaskë, takim i cili zgjati për rreth tre orë.

Referuar burimeve nga Kremlini, BBC shkruan se Kremlini konfirmoi se kishin përfunduar vetëm pak kohë më parë.
I dërguari rus Kirill Dmitriev tha se takimi Trump-Putin kishte shkuar “jashtëzakonisht mirë”.
Në imazhet e shpërndara në Telegram nga media të tjera ruse, Dmitriev shihet gjithashtu duke buzëqeshur gjerësisht dhe duke u ulur në sallën e konferencës për shtyp.
I pyetur për më shumë detaje, ai i shmanget pyetjeve, por i thotë një korrespondent për median Rossiya 24: “Vetëm për një sekondë do të mësojmë gjithçka rreth kësaj.”

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga avionet e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.



Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!