Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, arrestohen 3 të tjerë/ Pranga zjarrvënësve në Fier dhe Lushnje

schedule09:50 - 15 Gusht, 2025

schedule 09:50 - 15 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar tre persona per zjarrvenie te qellimshme ne Lushnje dhe Fier.

Faik Buzi u kap duke ndezur zjarr  tek argjinatura e lumit Gjanica. Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër. Policia dyshon se Buzi ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Sipas policise   68-vjeçari  ishte me precedent te meparshem per zjarrvenie dhe dhune ne familje.

Ndersa ne Lushnje policia vuri ne pranga Gëzim Hysi dhe Novruz Deneku.  61 vjecari Hysi  dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët  të cilat janë përhapur deri tek ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zone.  Edhe per  62 vjecarin Deneku  policia dyshon se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave  në afërsi të banesës. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit duke  rrezikuar banesa.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!