Turizmi mbetet një shtyllë e rëndësishme për ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Në pjesën e parë të vitit ky sektor ka mbajtur peshën kryesore të rritjes ekonomike ndërsa vendin e vizituan 4.7 milionë vizitorë deri në qershor.
Drejtori i politikave monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli thekson se risi për këtë vit ishte edhe kontributi i dhënë nga eksportet që iu rikthyen rritjes duke lënë pas efektet e kursit.
Pritshmëritë për pjesën e mbetur të vitit janë që rritja ekonomike të arrijë deri në 4%.
Bizneset kanë marrë më tepër kredi në muajt e parë të këtij viti për investime, po ashtu edhe individët janë mbështetur më shumë për blerje banesash.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në qershor huaja e re arriti vlerën 38.8 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë parashikon që rikthimi i inflacionit në objektivin prej 3% të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm.
/abcnews.al/

