Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët vijnë për pushime/ Fluks, por jo rradhë në Portin e Durrësit, Kakavijë e Kapshticë

schedule15:57 - 11 Gusht, 2025

schedule 15:57 - 11 Gusht, 2025

Numër i lartë personash  kanë  hyrë e kanë dalë nga  Shqipëria përmes portit të Durrësit javën e fundit.  Kryesisht emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Itali.  Vetëm në pesë ditë  me tragetet Durrës- Bari dhe Durrës -Ankona kanë ardhur dhe kanë ikur nga vendi ynë me shumë se 42  mijë e  500 persona  me 13 mijë e 300 automjete.

Sipas Policisë Kufitare ditë më e ngarkuar ka qenë e shtuna e 9 gushtit kur kanë hyrë e kanë dalë mbi 12 mijë pasagjerë me rreth 3900 automjete. Për të përballuar fluksin e pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë kryre lundrime të dyfishta nga e mërkura deri të dielë.   Ndërsa trageti I linjës  Durrës – Ankona ka kryer lundrime të përditshme.

Ndërkohë ka vijuar kthimi I shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi dhe këtë fillimi jave për të pushuar në atdhe.  Nga Kapshtica deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona.  Megjithë numrin e lartë të udhëtarëve në  doganë nuk  janë krijuar radhë.  Autoritetet  shqiptare dhe greke po punojnë me kapacitet të plotë.

Rreth 20 mijë persona hynë në vend   këtë fundjavë vetëm nga pika kufitare e Kakavijës.  Bashkë më emigrantët është vënë re shtimi i turistëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri.

Me qëllim mos krijimin e radhëve në  doganë autoritetet kanë shtuar numrin e sporteleve. Policia kufitare  po punon me  4 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje ndersa ajo greke  3 ne dalje dhe 2 ne hyrje.

Radhë deri në dy kilometra është krijuar në doganën e Qafë  Botës.

Ata që kanë udhëtuar  drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare paraditen e të hënës  priten deri  në rreth 3 orë për të kaluar kufirin.

Vonesat vijnë nga  autoritetet greke të cilat punojnë me dy sportele ndërsa autorietet  shqiptre po  punojnë  me tre sportele./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!