Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata e zjarreve në Finiqit, Vengu: Forcat Operacionale ndërhyjnë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

schedule07:49 - 10 Gusht, 2025

schedule 07:49 - 10 Gusht, 2025

Një natë tepër sfiduese ka përfshirë zonën e Finiqit, ku zjarre të fuqishme të favorizuara nga era e fortë kanë rrezikuar banesa, biznese dhe objekte strategjike mes fshatrave Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat zjarrfikëse të bashkive përreth, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ndërhynë gjatë gjithë natës për të përballuar situatën.

Janë kryer evakuime të përkohshme, është garantuar mbrojtja e popullatës dhe objekteve, ndërsa në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion i suksesshëm për të shpëtuar Hidrocentralin e Bistricës nga përhapja e flakëve. Ndërhyrjet në terren dhe nga ajri pritet të vijojnë, ndërkohë që qarkullimi në aksin Muzinë – Bistricë mbetet i kufizuar për arsye sigurie.

“Natë tepër sfiduese në Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive Finiq, Delvinë, Konispol, Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrëfikëse dhe 70 efektivë të FA, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave: Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë, Krongj.

U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyhet gjithashtu nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.  Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!