Çfarë thotë surja e tërmetit që Rama publikoi në Facebook

schedule07:36 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 07:36 - 14 Dhjetor, 2019

Para se të nisej për në Laç, kryeministri Rama e nisi sot ditën me sure nga Kurani, ashtu siç ka filluar të veprojë që prej ditës së tërmetit.

Surja e publikuar nga Rama është “Zilzal”, e cila përkthehet “Tërmeti” në gjuhen shqipe.

Nuk dihet se çfarë e shtyn kryeministrin ta nisë ditën me thënie profetike apo sure kuranore, por duket si një mesazh për më shumë solidaritet mes shqiptarëve.

Përmbajtja e sures së postoi Rama

Surja Zilzal

1. Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
2. kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj
3. e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”
4. Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,
5. sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
6. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:
7. kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
8. e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!