Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi i ri, SHBA: Mbështesim reformat/ Përfaqësuesit e ambasadës presin deputetët e rinj

schedule18:41 - 6 Gusht, 2025

schedule 18:41 - 6 Gusht, 2025

Në prag të nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, përfaqësuesit e ambasadës amerikane kanë zhvilluar disa takime me deputetet e rinj të zgjedhur më 11 maj.

Në një status në rrjetet sociale selia diplomatike në Tiranë rikonfirmon bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”



Në takimin e thirrur në Ambasadën Amerikane ishin përfaqësues nga partia socialiste, partia demokratike dhe partia mundësia. Sipas ambasadës amerikane qëllimi i këtyre takimeve është të kuptojë më mirë se cilat janë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që përfaqësojnë ligjvënësit e rinj.

Po ashtu, rikonformojnë edhe angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve për të mbështetur institucionet demokratike të vendit dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërpartiak në funksion të reformave. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!