Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet fikin zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër aktive

schedule13:22 - 6 Gusht, 2025

schedule 13:22 - 6 Gusht, 2025

Reshjet e ditëve  të fundit dhe rënia e temperaturave  ndihmuan në fikjen e zjarreve në shumë zona të vendit.

Nga 25 vatra të  raportuara  në 24 orët e fundit  vetëm një mbetet aktive.

Në malin mbi fshatin Dhivër  të Finiqit   flakët janë riaktivizuar sipas Ministrisë së Mbrojtes si pasojë e  një shkarkese nga rrufeja.



Vatra po mbahet në kontroll nga shërbimi zjarrfikës i zonës.

Autoritetet i bëjnë  thirrje qytetarëve  të  shmangin ndezjen e zjarreve, por megjithëkëtë në Fier shumë fermerë  pastrojnë tokën nga  bimësitë duke i djegur ato.

Sipas policisë  shkaktaret kryesore te zjarreve në këtë zonë janë bujqit. Me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr gjatë verës policia ka arrestuar 15 persona dhe ka proceduar  penalisht 23 te tjere. Vetem ne nje rast sipas policisë zjarrvënia ka pasur motive pronësie. Të tjerët kane ndezur zjarr në tokat bujqësore pa mundur të kontrollojnë përhapjen e flakëve.

Zjarri i fundit ne kodrat e Drenovës që zgjati një javë dhe shkrumboi 100 ha pyll me pisha, disa dhjetëra ha ullishte dhe pemë frutore, dyshohet se ka disa autorë, fermerë, që djegin mbeturinat bujqësore.

Policia ka arrestuar për rastin, një 41-vjeçar nga Belishova dhe po heton për persona të tjerë që dyshohen si autore të zjarrvenies./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!