Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi rrit besimin në ekonomi/ Bizneset kanë pritshmëri më të larta për fitimet dhe aktivitetin

schedule14:05 - 1 Gusht, 2025

schedule 14:05 - 1 Gusht, 2025

Sektori i turizmit ka dhënë kontribut në rritjen e besimit në ekonomi gjatë muajit korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike  u rrit me 2.9 % duke qëndruar rreth 9 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Në këtë ecuri ndikoi  kryesisht  përmirësimi  i  besimit  në  sektorin  e  shërbimeve dhe të tregtisë. Këto dy nënsektorë lidhen direkt me turizmin në vend dhe korriku është një ndër muajt që ka numrin më të lartë të turistëve të huaj.

Në rritjen e besimit ne ekonomi ndikoi dhe përmirësimi në sektorin e industrisë, megjithëse në një masë më të ulët. Përmirësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës.

Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!