Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është ndeshja më emocionuese e kampionatit shqiptar, teksa gjithçka është organizuar me detaje. Pas nuk ngelet as Policia e Shtetit, që ka marrë masa në lidhje më këtë përballje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, dallohet qartë monitorimi me detaje i gjithçkaje që ndodh në shkallët e stadiumit. Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana.
Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta. Tifozët janë të paralajmëruar dhe duhet të kenë kujdes… /abcnews.al