Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dashuri e vrau dhe i vuri zjarrin banesës/ Hetimet zbulojnë shenja dhune në trupin e 52 vjecares

schedule13:39 - 28 Korrik, 2025

schedule 13:39 - 28 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec ku një 52-vjeçare dyshohet se është vrarë në apartamentin e saj dhe më pas për të fshirë gjurmët e krimit  banesës I është vënë zjarri.

Fillimisht  policia njoftoi se Kozeta Teço u gjet pajetë në apartamentin ku jetonte e vetme  si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Por ngjarja mori një rrjedhë tjetër pasi burime nga grupi hetimor i thanë Abc Neës  se dyshonin  për një ngjarje kriminale.



Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtime me mjete prerëse.

“Nga TV pashë që bëhej fjalë për vajzën e xhaxhait tim por nuk e di sesi është gjendja.  Kam 20 vite që nuk jetoj këtu, nuk di me kë jetonte por di që ka enë njëherë e ndarë, nëse është motra e madhe pasi janë tre motra.   Ende nuk e di cila prej tyre është.  Nuk e dinëse ka qenë për motive pronësie.  Nuk jam në brendësi.”

“Ishtë shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë.”

Policia u rikthye  në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova të tjera  lidhur me dyshimet për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.

Në koshin e mbeturinave afër pallatit ku jetonte viktima policia  gjeti  peshqirë të gjakosur  të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori për të pastruar vendin e ngjarjes.  Ndërkohë  sekuestroi kamerat e sigurisë së  bizneseve në zonë  të cilat e çuan në  gjurmët e autorit të dyshuar. Policia dyshon për  Ilirjan Selmanaj  nga Pogradeci I cili  ka patur lidhje intime me viktimën.

Për të dokumentuar dyshimet ndaj të riut policia  e shoqëroi në banesën ku ndodhi krimi. Pas daljes nga banesa autori I dyshuar  ka mohuar të ketë kryer  ai krimin.   

Policia po vijon hetimin per të zbardhur  të plotë ngjarjen dhe motivin që çoi drejt vrasjes. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!