Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE, 15 milionë euro për ushtrinë shqiptare/ Këshilli Europian miraton paketën e dytë të mbështetjes

schedule13:13 - 28 Korrik, 2025

schedule 13:13 - 28 Korrik, 2025

Këshilli Europian miratoi këtë të hënë paketën e dytë të ndihmës dypalëshe për Shqipërinë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

Vendimi i marrë nga Bashkimi Europian parashikon një mbështetje financiare prej 15 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, qëllimi i kësaj ndihme është të përmirësojë efektivitetin operacional të ushtrisë shqiptare, me theks të veçantë në fushat e lëvizshmërisë, mbrojtjes, logjistikës dhe ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo mbështetje përfshin pajisje taktike, mjete transporti, sisteme mbrojtëse dhe pajisje të komunikimit që do të rrisin aftësinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian, por edhe në misionet e NATO-s dhe koalicioneve ndërkombëtare.

Paketa e dytë vjen si vazhdimësi e ndihmës së parë të miratuar nga BE në korrik të vitit 2024 dhe është pjesë e një strategjie afatgjatë të Brukselit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendeve partnere në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se e Konsideron vendin tone partnerin kyç sa I përket stabilitetit rajonal. Brukseli zyrtar ka vlerësuat vazhdimisht kontributin e çmuar të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse ndaj për Uninonin 27 anëtarësh, mbështetja për modernizimin e ushtrisë shqiptare shihet si një investim në sigurinë e përbashkët europiane.

Zyrtarët evropianë kanë deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e sigurisë do të thellohet edhe më tej në vitet në vijim, si pjesë e procesit të integrimit dhe angazhimit të vendit në arkitekturën e mbrojtjes kolektive të kontinentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!