BE konferencë donatorësh në Janar për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit

schedule17:20 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 17:20 - 13 Dhjetor, 2019

Bashkimi Europian do të organizojë në janar një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë me fonde pas tërmetit të 26 nëntorit.

Presidenti francez Emanuel Macron theksoi gjatë takimit të 27 lidervë të BE në Bruksel se Franca do të jetë tërësisht e angazhuar në këtë konferencë, duke shprehur solidaritet me popullin shqiptar.

Organizimi i një konference donatorësh për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri është bërë pjesë e axhendës së samitit  të liderëve europian të mbledhur në 12 dhe 13 dhjetor në Bruksel.

27 kryetarët e shteteve dhe  të qeverive të Bashkimit Europian kanë mbështetur inisiativën e Komisionit Europian për të ofruar ndihmë humanitare për vendin dhe për të organizuar një konferencë donatorësh për Shqipërinë në konkluzionet e samitti europian.

Presidenti francez, Emanuel Macron ka artikuluar qartësisht vullnetin e liderëve europianë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë pas pêrfundimit të samitti europian:

“Kemi shprehur gjithë solidaritetin tone me pupulllin shqiptar dhe drejtuesve të tij pas tërmetit, ashtu si bëm dhe gjatë samitit tê NATO-s. Ne kemi caktuar organizimin e një konference donatorësh dhe mbështetjeje që do bêhet nën mbikëqyrjen e presidentes së Komisionit Europian në fillim të vitit të ardhshëm në Tiranë. Naturisht që Franca do jetë tërësht e angazhuar në këtë konferencë. Mendoj se është një xhest i rëndësishëm dhe i shpreh sërish popullit shqiptar solidaritetin tim”

Organizimi i një konference donatorësh është anonçuar fillimisht nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen pas ofrimit tê 15 milion eurosh nga fondi i Komisionit Europian për politikën e fqinjësisë si asistencë humanitare për pasojat e tërmetit.

Në këtë kuadër, komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç vizitoi Shqipërinë në 5 dhjetor për të mbështetur autoritetet shqiptare lidhur hartimin e një pasqyre të nevojave pas shkatërrimeve të tërmetit për të kontribuar në mênyrën e duhur në procesin e rindërtimit./abcnews.al