Bici: Tirana mos të kapet tek alibia Egbo, shpresoj të triumfojnë bardheblutë

schedule18:42 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 18:42 - 13 Dhjetor, 2019

Vasil Bici nuk është tifoz me asnjë nga skuadrat e kryeqytetit, por sot shpreson të fitojnë bardheblutë. Në një lidhje direkte me gazetarin e ABC News, Gerti Çarçani, ish-trajneri analizon sfidën dhe tregon një detaj interesant gjatë kohës që sapo kishte marrë drejtimin e Dinamos.

Nuk ka ku shkon më bukur. Ajka e futbollit tonë, Tirana dhe Partizani, që i kanë dhuruar shumë spektakël futbollit tonë, janë sot përballë në stadiumin legjendë, sot ‘Air Albania’. Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve dhe jam i bindur që spektakli është i sigurt.

Në një ndeshje të tillë çdo trajneri do i duhet punë për të nxitur grintën për një ndeshje të tillë. Tirana e ka trajnerin, një nga trajnerët është Egbo. Nëse nuk triumfon, Tirana nuk duhet të kapet te alibia e trajnerit.

Kanë vepruar gabim drejtuesit e Tiranës. Kujtoj veten time në një afrim te Dinamo. Ndeshjen e parë e kisha kundër Tiranës, fituam 3-1 pas 25 viteve. Është alibi kot. Telushi Broja? Janë ecejake të kampionatit. Në garën e kampionatit do të mungojnë lojtarët. Janë lojtarë me peshë, por Partizani ka shumë futbollistë, ashtu si edhe Tirana.

Parashikimi? Do dëshiroja të shihja spektakël. Nuk jam sportdashës i asnjërës skuadër, do të dëshiroja të fitonte Tirana, që të thyhet miti i viteve që nuk kanë fituar asnjëherë“, përfundon Bici. /abcnews.al