Merr kthesë ngjarja e ndodhur në fshatin Frashër në Fier, ku 26-vjeçarja Emanilda Rama u raportua se vrau babanë e saj Anesti Rama duke e mbytur me tel. 26-vjeçarja u arrestua nga policia po ashtu edhe nëna e saj, Valbona Ramën pasi sipas policisë e kishte ndihmuar dhe kishte fshehur gjurmët.
Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçarja është ndihmuar nga një 55-vjeçar banues në Fshatin Arapaj Roskovec, Çlirim Dogani.
55-vjeçari është arrestuar nga policia. Ky shtetas ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren në vrasjen e babait të saj duke e mbytur me tel, por edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

