Policia e Fierit ka vënë në pranga Valbona Ramën, nenen e Emanilda Rames e cila u arrestua nje dite me pare per vrasjen e babait te saj Anesti Rama.
Sipas policisë 53 vjeçarja është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes nëna ka ndihmuar vajzën për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Pasi percolli babane per ne banesën e fundit, më nenen dhe motrën ne burg, vajza e madhe e familjes Kristola Rama tregoi se si e mori vesh lajmin.
Te aferm të familjes thonë se 56 vjecari dhunohej dhe keqtrajtohej ne familje.
Irakli Zarka kryeplak i fshatit Frasher tregon se ne nje rast ka qene deshmitar i dhunes se ushtruar nga bashkeshortja dhe e bija ndaj anesti rames
Prej vitesh punetor në nje ferme blektorale ne zone, Anesti Rama sipas tyre kishte shkuar shpesh here ne pune me shenja ne fytyre per te cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëhere nuk tregoi te verteten.
Burime nga Policia e Fierit konfirmojne faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkeshortja dhe e bija.
Fqinjët e familjes Rama ne Frasher thonë se ai jetonte veç bashkeshortes dhe të bijës megjithese ne te njejtin oborr. Prej vitesh 56 vjecari i vrare dy dite me pare, jetonte ne dhomen qe sherbente si kuzhine e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama.
E bija 26 vjeçare akuzohet se ka vrare babain 56 vjeçar duke e mbytur me tel dhe me pas bashkë me të ëmën inskenuan ngjarjen si aksident.
Shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë debatet për motive të dobëta prej disa kohësh mes vajzës dhe babait.
Pas vrasjes bashke me te emen 26 vjecarja tentoi te inskenonte ngjarjen si akisedent por mjeku ligjor i cili do te plotesonte skeden e vdekjes njoftoi policine pasi dyshoi se i ndjeri ishte vrare dhe nuk kishte rene aksidentalisht sikurse pretendonin gruaja dhe vajza e tij
26 vjecarja emanilda rama tha ne polici se e vrau te atin pasi ai nuk i ofronte te mirat materiale qe i nevojiteshin por sipas fqinjeve të familjes kjo deklarate eshte e pavertete. / abcnews.al



