Marsida Qatja e përqafuar me burrin, harron masakrën e tetorit

schedule16:45 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 16:45 - 13 Dhjetor, 2019

Marsida Qatja, rikthehet sërish në vëmendje të medias. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto, ku dyshohet të jetë bashkëshorti i saj. Ata shihen të përqafuar, ndërsa tregojnë qartë se nuk duan t’ia dinë se çka ndodhur 2 muaj më parë.

Marsida Qatja, u bë mjaft e njohur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në tetor të këtij viti brenda shtëpisë së saj në Kavajë. Aty mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli, ndërsa u përfol se kishte një lidhje dashurie me Marsidën. Por, kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë lajm.

Pavarësisht kësaj, kohët e fundit, Marsida shihet e bashkuar me bashkëshortin e saj, e cili kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej në burg në Gjermani. Në foton e hedhur në rrjete sociale, Marsida shkruan: “Lumturi është të duash dhe të të duan”./abcnews.al