Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Telenovela e verës Lapaj-Shabani, Indrit Sefa: Janë djegur politikisht të dy

schedule18:33 - 23 Korrik, 2025

schedule 18:33 - 23 Korrik, 2025

Juristi Indrit Sefa ka komentuar në “Tirana Live” në ABC News zhvillimet më të fundit në skenën politike, duke e quajtur të drejtë vendimmarrjen e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi lidhur me tërheqjen e kandidatëve pas ndarjes së mandateve.

Sefa kritikoi ashpër Adriatik Lapajn dhe Endrit Shabanin, duke i cilësuar “politikisht të djegur”, ndërsa debatin mes tyre e quajti “fëmijëror” dhe pa asnjë ideal. Ai shtoi se përplasja mes dy figurave të nismës opozitare “Shqipëria Bëhet” ka dëmtuar një brez të tërë politikanësh të rinj.

Në komentet e tij, Sefa iu referua edhe qëndrimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke akuzuar këtë të fundit se po përdor kërkesën për dorëheqjen e Veliajt si një manovër për të goditur njëherësh si SPAK-un, ashtu edhe Edi Ramën.

“Celibashi ka dhënë një anë teknike dhe një teknikalitet juridik ku thotë që ti nuk mund të tërhiqesh si kandidat, por në momentin që janë mbyllur ndarjet e mandateve. Vendimmarrja e Celibashit në këtë rast është shumë e drejtë dhe e qartë. Nuk mendoj se Lapaj do të arrijë ndonjë sukses në betejën e tij. Janë djegur politikisht të dy si Lapaj dhe Shabani. Ishte një debat fëmijëror, që nuk di se çfarë emri ti vendos. Betejë për ideale nuk ka më në atë parti. Nuk kanë dëmtuar vetëm veten, por një brez të madh politikanësh të rinj të cilët paragjykohen për pasojë të këtij sherri.

Berisha duke marrë në mbrojtje Veliajn kërkoni që të godasë me një gur dy zogj edhe SPAK edhe Ramën. Ndërkohë që bëri një veprim që as Rama nuk e bën, por që i vjen në ndihmë Ramës siç ishte kërkimin i dorëheqjes së Veliajt nga Bashkia e Tiranës”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!