Analisti Martin Leka thotë se tërheqja e SHBA për komentimin e zgjedhjeve në vende të huaja, tregon se ka lënë vende si Shqipëria, që të ecin vetë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se ky është një problem i madh.
“Unë kam një mendim personal, krejt tjetër për Donald Trump, nuk e vlerësoj si politikan, por është president i SHBA. Duke parë temën, unë mendoj që Shqipërisë, rrethin, Amerika na e la 35 vjet. Jemi mësuar dhe nuk dimë të ecim vetë. Unë mendoj se është problem shumë i madh. Jemi mësuar me rutinën e 35 viteve. Ambasadorët amerikanë shkonin në degët e doganave shqiptare. Ky moment është pozitiv, varet si e trajton klasa politika në përgjithësi dhe qeverisë në veçanti. Ai është budalla po t’i kthejë, nëse i ka marrë. Me këtë deklaratën e Marco Rubio, opozita, Sali Berisha të ketë shpresë te një tjetër amerikan, Pëllumb Pilinçi.”, theksoi ai./abcnews.al

