Ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi, e ftuar në ‘Money Report’ tha se kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme në vendin tonë. Në analizën e saj, Radonshiqi thotë se turizmi dhe ndërtimi kanë sjellë paga më të larta dhe kanë kontribuar për arkën e shtetit. Më tej, ajo tha se pagat janë rritur për shkak të mungesës së punonjësve në sektore dhe nuk ka pasur nevojë për ‘presion’ nga shteti.
“Kemi një rrije ekonomike të qëndrueshme, që do të thotë se disa sektorë si ndërtimi dhe turizmi po performojnë mirë. Pagat janë të larta dhe nuk gjejmë punonjës me pagë minimale sepse shkon përtej pagës minimale. Ekonomia po performon mirë dhe përsa kohë sektorë të ekonomisë po rrisin pagat do të thotë se kemi një performancë të mirë edhe në gjashtë mujorin e dytë.
Skema e pensioneve ka sjellë vështirësi, shumë indiivdë që janë forcë punëtore shohim që pensionet janë të pakënaqshme. Kemi një vullnet të mirë nga vetë bizneset për reduktimin e infrmalitetit. Ekonomia këtë vit po perfron mirë, turizmi ka një rritje. Nuk ka qenë nevoja që shteti të ushtrojë presion pasi rritja e pagave ka ardhur nga mungesa e punonjësve.” / abcnews.al

