Shtëpitë e dëmtuara, Ujësjellësi thirrje banorëve: Pezulloni kontratat, është falas

schedule09:45 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 09:45 - 13 Dhjetor, 2019

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës bën të ditur se banorët që nuk jetojnë në shtëpitë e dëmtuara duhet të pezullojnë kontratat. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas ndërkohë që më parë kushtonte 2000 lekë.

Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020.

Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!