Sherr në Tropojë, kundërshtuan edhe policinë, të rinjtë përfundojnë pas hekurave

schedule09:28 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 09:28 - 13 Dhjetor, 2019

Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije dy djem të rinj kanë përfunduar pas hekurave pasi janë konfliktuar edhe me policinë pasi këta të fundit i kishin shoqëruar në Komisariat sepse ishin të përfshirë në një sherr të mëparshëm që kishte ndodhur në Tropojë.

Informacion/ Tropojë:

Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri.

– M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!