Mjeku vullnetar Grej Malo, i cili shpëtoi Klajdi Qato të bllokuar nën rrënoja në vilën “Palma” në Durrës nga tërmeti që goditi vendin, ishte i ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin. Në këtë video të siguruar nga “Abc News”, mjeku bashkë me ekipin e kërkim-shpëtimit ka komunikuar më Klajdi Qaton për më shumë se 21 orë .
Malo u shpreh se operacioni ishte i vështirë por Klajdi është inxinier elektrik dhe ndihmën e parë ia kishte dhënë vetë vetes
Në fund mjeku theksoi se gjatë orëve në vijim të tërmetit ai komunikonte me të mbijetuarin me anë të një radioje, duke u siguruar se Klajdi ishte koshient.
“Operacioni ka zgjatur 21 orë. Në ato momente nuk mendon për frikën, ke vetëm solidaritetin duke menduar vetëm për pacientin. Klajdi kishte një psikologji shumë të mirë, morali i tij na ndihmoi që edhe ne ta ndihmonin. Nën rrënoja kishtë bërë disa struktura mbajtëse, kishte fashuar kokën pasi ishte dëmtuar, ndihmën e parë ja kishte dhënë vetë vetes”, tha ai.
Momenti i Shpëtimit të Klajdi Qatos
MJEKU GREJ MALO: Këtu jemi me Klajdin.
MJEKU GREJ MALO: Klajdi je mirë?
I MBIJETUARI KLAJDI QATO: Po!
MJEKU GREJ MALO: OK!
MJEKU GREJ MALO: Tani do të përpiqemi që të nxjerrim. Çdo gjë do të shkojë mirë… kurajo. Do të hajë pak kohë por çdo gjë të shkojë në mënyrë të sigurt dhe pa risqe. Që do të thotë nuk do të rrezikosh as ti e as ekipet.
MJEKU GREJ MALO: Ushqimin ta dhamë. Kompresa të ngrohta me ujë do të kesh vazhdimish. Batanijen e ke?
I MBIJETUARI KLAJDI QATO: Po!
MJEKU GREJ MALO: Jemi në rregull bashkë… eee… çfarë?
I MBIJETUARI KLAJDI QATO: Më duhen një palë tuta
MJEKU GREJ MALO: Mos e vrit mendjen për tutat.
/abcnews.al