Tre vatra zjarri nga 18 të raportuara në 24 orët e fundit në vend janë ende aktive. Një prej tyre është në Orikum të Vlorës mes fshatrave Tragjas dhe Dukat në një sipërfaqe me shkurre në lartësi të malit. Për të shuar flakët po punojnë forcat zjarrfikëse, bashkiake, Shërbimi Pyjor, të ndihmuar dhe nga forca ushtarake.
Në Qarkun Dibër vijon të mbahet në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë” në Zerqan. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej rreth 18 hektarësh. Forcave operacionale pritet tu shkojnë në ndihmë dhe 25 persona.
Në “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë.
Vatrat e tjera të raportuara në Korçë, Lezhë, Kurbin, Malësi e Madhe, Sarandë, Himarë, Poliçan, Gjirokastër e Durrës janë shuar.
Nga baza e mbështetjes për emergjencat civile ministri mbrojtjes Pirro Vengu foli për fuqizim të kapaciteteve për reagim të menjëhershëm.
Sink
Zjarret kanë djegur rreth 36 hektare bimësi, 2500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonj të Poliçanit. Policia ka ndaluar një person të cilin e dyshon si autor të zjarrit.
Gjithashtu janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë. Shkaku i zjarrit sipas Minstrisë së Mbrojtjes është këputja e telave elektrik të tënisonit të ulët.
Sipas emergjencave civile pritet nivel i lartë për zjarre paraqitet në qarqet e Fierit dhe Vlorës ndërsa rrezik I moderuar parashikohet në Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

