Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Tirana Live’ akuzat e Berishës ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL për procesin zgjedhor. Minxhozi tha se historia e Berishës është një film i përsëritur dhe se ai kërkon të shëtis fajin e humbjes kudo. Analisti përmendi edhe procesin e rinumërimit, ku tha se PD mori më shumë vota padrejtësisht.
“Historia e Berishës me zgjedhjet është një film i përsëritur. Ne e dinim sjelljen e Berishës, që në rast humbjeje doktori do shëtiste fajin për humbjen kudo. Në rast humbje kryetari i partisë mban përgjegjësinë dhe ikën.
Shqiptarët kanë më shumë probleme për tu marrë sesa me akuzat e Berishës për humbjet e zgjedhjes. Fati i zgjedhjeve u vendos në ditën e zgjedhjeve, ndodhi një proces rihapje kutish dhe u pa se PD kishte marrë më shumë vota të padrejta sesa PS. Nuk dihet se çfarë kërkon doktori përveçse të fitoj kohë.”
Më tej, në analizën e tij Minxhozi komentoi humbjen e Berishës duke e cilësuar atë më humbës sa vetë Lulzim Basha i cili në 2021 kërcënoi bindshëm mazhorancën për rotacionin e ëndërruar politik.
“Të tjerët në PD e ndrydhin në heshtje atë që kanë për të thënë, flas për ata në lista të hapura. Është një situatë ku Berisha po vijon procesin e të mësuarit të partisë së tij, për faktin që ai është më humbës sesa Luli dhe Meta. Në 2 vite më parë humbi 54 bashki, dhe sot në zgjedhjet parlamentare ka çerek vota më pak sesa Basha dhe Kryemadhi që në 2021 shkuan pranë ëndrrës së rotacionit politik.” / abcnews.al

