Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Droni e kapi “mat”, teksa kultivonte lëndë narkotike/ Pranga 37-vjeçarit në Durrës

schedule10:55 - 9 Korrik, 2025

schedule 10:55 - 9 Korrik, 2025

Vihet në pranga një 37-vjeçar në fshatin Manëz të Durrësit, pasi që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike. Policia asgjësoi me anë të djegies 150 bimë narkotike kanabis sativa.

“Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!