Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëvizte i armatosur, arrestohet në Sarandë 31-vjeçari nga Kosova

schedule16:21 - 8 Korrik, 2025

schedule 16:21 - 8 Korrik, 2025

Një 31-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet. 31-vjeçau ishte banues në Gjilan të Kosovës.

Ksamil, Sarandë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Impact”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!