DURRËS- Një 36-vjeçar me dy emra, Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është prangosur në Durrës.
Gjykata e Romës në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.
Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Aktualisht vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane./abcnews.al

