Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shkundet” bashkia e Vlorës/ Nis aksioni, Dredha: Lirojmë hapësirat publike

schedule11:58 - 5 Korrik, 2025

schedule 11:58 - 5 Korrik, 2025

Task Forca për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Në terren, kryetari i bashkisë Ermal Dredha, strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetur edhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.

Aksioni synon lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, ka konfirmuar se aksioni do të vijojë çdo ditë deri në rikthimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarët.



Në prononcimin e tij, Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës. Ai theksoi se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj, me qëllim rritjen e vëmendjes ndaj qytetit dhe zgjidhjen e problematikave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!