Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Dvorani”, Erinda Ballanca ikën në heshtje nga prokuroria. Nesër pyetet Vitore Tusha

schedule13:37 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 13:37 - 12 Dhjetor, 2019

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është peytur në Prokurorinë e Tiranës për mbi 2 orë e gjysëm lidhur me çështjen “Dvorani”. Gazetarja e Abc News që ndjek zhvillimet në prokurori, Glidona Daci raporton se znj. Ballanca është larguar pa pranuar të japë prononcim për mediat, që pryeste në dyert e akuzës. Ballanca është thirrur nga prokurororët si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi Avokati i Popullit, në bazë të ligjit duhet të jetë vëzhgues i punës së Këshillit të Emerimeve në Drejtësi. Në një raport që ka nxjerr ky institucion para pak kohës thuhet se Kreu i KED, Ardian Dvorani i ka zhvilluar mbledhjet në mungesë të transparencës dhe në disa raste nuk ka lejuar përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje, prokurorët pyetën si fillim Presidentin Meta i cili ka bërë një padi penale kundër kreut të KED, Dvorani. Meta e akuzon Dvoranin se ka shkelur Kushtetutën për listimin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa nesër radhën për tu paraqitur në prokurori e ka gjyqtarja, Vitore Tusha. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!