Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjyqi i Berishës, katrahurë e drejtësisë”/ Mahmutaj: Berisha është për burg, po i bën karshillëk gjithkujt

schedule10:03 - 1 Korrik, 2025

schedule 10:03 - 1 Korrik, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se gjyqi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, është një katrahurë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha duhej futur në burg, por kreu i PD po i bën karshillëk gjithkujt.

“Gjyqi i Berishës është vetëm prova dhe mundësia se si një gjyq nuk duhet të jetë. Një paçavure, katrahurë e drejtësisë. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me procedura, as me të drejtat e të pandehurit. Berisha është për në burg. Berisha po i bën karshillëk drejtësisë, qeverisë, mediave, SPAK. Berisha tallet me shqiptarët. E konsideroj paçavure sepse një çështje e tillë duhet të kishte mbaruar me kohë e me vakt. Jemi hapa mbrapa”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!