Avazi (i vjetër ) i vjedhjes së votave/ Gazetari: Sali Berisha po konfirmohet nga rinumërimi si “vjedhësi” më i madh

schedule10:33 - 24 Qershor, 2025

schedule 10:33 - 24 Qershor, 2025

SHQIPËRI- Sali Berisha e nisi javën sërish me farsën e tij. Këtë të hënë publikoi një video, me të cilën pretendon se ka tronditur Bruksel e Strasburg bashkë.

Në videon e publikuar nga selia blu, pretendohet se një votues ka votuar disa herë, kurse komisionerët kanë udhëzuar votuesit ose kanë votuar vetë. Por pyetja serish mbetet, ku ishin komisionarët e PD?

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj gjatë një diskutimi me “Ora e Fundit” në Abc News theksoi se Sali Berisha ndjek të njëjtin avaz sa herë humb zgjedhjet. Sipas tij, Berisha po përpiqet të justifikojë humbjet radhazi në zgjedhje.

Ai theksoi më tej se Sali Berisha vijon të mbajë peng opozitën shqiptare me “paaftësinë e tij politike”.

“Avazi i vjetër i Berishës, Këto janë ato veprime, që historikisht në çdo palë zgjedhjes i ka bërë Berisha me militant e tij, me të vetët. Pyetja është me vend: Po komisionerët e tij ku ishin?

Berisha është mjeshtër i manipulimit të masave, Berisha është mjeshtër i manipulimit dhe gënjeshtrave në momentin kur ka humbur, për të gjetur njëlloj justifikimi, një lloj preteksti, për të shpikur diçka tjetër, Berisha ecën me idenë “shpif shpif se diçka do mbetet”.

Berisha nëpër zgjedhje e ka kështu: në ditën e zgjedhjeve, ai deklaron fitoren, gjatë numërimit të kutive të para ai vazhdon të festojë fitoren dhe kur e shikon që pasi numërohen disa kuti që edhe rezultate kanë ndryshuar, nuk janë më ashtu, hesht pak dhe pastaj Berisha fillon avazin: na vodhën zgjedhjet.

Berisha nuk di të thotë gjë tjetër, por di të thotë se na vodhën. Pse Berisha duhet të mbajë peng opozitën shqiptare kur nuk është i aftë, unë këtë nuk e konceptoj dot”, tha ai.

Gazetari Mahmutaj u ndal edhe te procesi i rinumërimit për të cilin tha se i shërben transparencës zgjedhore. Ai shtoi se edhe këtu emri i Sali Berishës del si problemi më i madh i votës së shqiptarëve.

Sipas tij, në procesin e rinumërimit, kryetari i PD del vjedhësi më i madh i votave.

“Ne në Shqipëri po bëjmë një rinumërim. Rinumërimi është gjë e mirë, sepse bëhet një rinumërim me gjak të ftohtë. Po të shohësh në këtë rinumërim, kush i ka vjedhur vota, Berisha del vjedhësi më i madh.

Problemi më i madh i votave të shqiptarëve del Berisha, pra është vjedhësi më i madh i votave. Ai vjedh vetë dhe akuzon të tjerët se e kanë vjedhur, është e paimagjinueshme kjo dhe jashtë çdo standardi dhe limiti”, tha Mahmutaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!