Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, 26 vatra/ Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar të gjitha, rrezik në 5 qarqe

schedule11:44 - 30 Qershor, 2025

schedule 11:44 - 30 Qershor, 2025

Në 10 Qarqe në  vend  gjatë 24 orëve të fundit u raportuan  26 vatra zjarri.

Në  Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Dibër, Korçë, Tiranë, Kukës, Durrës dhe Berat.

Pas punës së  rreth  449   forcave operacionale  me  64 automjete zjarrfikës  14  efektivë nga Forcat e Armatosura   dhe  1 helikopteri Cuger  vatrat e zjarrit  u  shuan   të gjitha.

Flakët përfshinë kryesisht sipërfaqe me bimësi dhe dogjën   rreth  56 hektarë me pemë, shkurre e barishte.

Në dy raste zjarret janë evidentuar një në  biznes dhe tjetri në  banesë. Dëmet e shkaktuara sipas Ministrise se Mbrojtjes  ishin vetëm materiale.

Në bashkinë e Durrësit, zjarri i rënë  në një treg industrial shkaktoi  dëm të konsiderueshëm.

Një tjetër vatër u evidentua në dy puse nafte, në fshatin Kozarë  të  Kuçovës.

Pas ndërhyrjes së zjarrikësve të  bashkisë së Kozarës dhe Beratit  flakët u  neutralizuan, por ato dëmtuan 2 elektromotorrë të 2 puseve të naftës.

Shkak për rënien e zjarrit sipas Ministrisë së Mbrojtjes  është bërë këputja e telave të tensionit të ulët.

Të hënën  Instituti i Gjeoshkencave parashikon  nivel të lartë rreziku per zjarr  në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë  risku sipas autoriteteve parashikohet I moderuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!