Një vatër zjarri është rregjistruar në kodrat pranë fshatit Hoshtimë në Vlorë. Në vendngjarje shkuan kater automjete zjarrfikëse, por era e fortë nuk favorizon në shuarjen e flakëve. Sipas burimeve për ABC Neës, kanë nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, forcat e FNSH si dhe banorë të zonës. Zjarri ka avancuar drejt fshatit Kërkove, ndërkohë që flakët kanë shkaktuar dëme në varrezat e fshatit Hoshtimë.
Sakaq, janë evakuuar dhe dy banesa pranë vatrës. / abcnews.al



