Pas një pritjeje tepër të gjatë janë kthyer fuqishëm.
Futbollistët e Anglisë U21 mbetën në fronin e Europës duke fituar sërish titullin kontinental, pas një finaleje të madhe ndaj Gjermanisë.
“Luanët e rinj” janë tashmë katër herë kampionë të këtij turneu, ndërsa kishin gati 40 vjet që prisnin, që pas brezit të madh të viteve 80-të të shekullit të kaluar.
Të besuarit e trajnerit Li Karslej e nisën më mirë ndeshjen dhe u duk se do t’i lanin hesapet shpejt e shpejt me gjermanët.
Ylli I Liverpulit, Harvej Eliot, shënoi që në minutën e 5-të, ndërsa Omari Haçinson dyfishoi shifrat në 24’.
Gjithsesi, Gjermania nuk dorëzohete dhe kur është në versionin e lojtarëve deri 21 vjeç.
Sulmuesi gjermano-shqiptar, Nelson Vaiper, goditi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke e bërë finalen më të hapur në të dytën.
Në stadiumin “Tehelne Pole” të Bratislavës në Sllovaki, Paul Nebel gjeti barazimin 2-2 në minutën e 61-të dhe Gjermania pati mundësi edhe ta fitonte ndeshjen.
Jo më kot goditi dy shtylla, por nuk pati fat.
U deshën shtesat, por “luanët” goditën shpejt.
Goli për 3-2 u shënua në 92’ dhe më pas nuk ndryshoi asgjë, ndonëse gjermanët u përpoqën shumë.
Anglia U21 është katër herë kampione e Europës, vetëm një titull pas Spanjës dhe Italisë që mbajnë rekordin./abcews.al


