Po në Bari është arrestuar një çift shqiptarësh të cilët kishin fshehur rreth 5 kilogramë heroinë në rrotat e automjetit të tyre. Agjentët e policisë kanë dyshuar menjëherë pasi rrotat e automjetit nuk ishin normale dhe ndaluan çiftin për një kontroll rutinë.
Policia italiane në Bari ka arrestuar një cift shqiptarësh pasi kishin fshehur në rrotat e automjetit me të cilin udhëtonin rreth 5 kilogramë heroinë. Dorga ishte fshehur brenda gomës në të katër rrotat e automjetit. Agjentët e policisë vendosën të ndalonin çiftin pasi rrotat dukeshin jo normale dhe pas një kontrolli të detajuar kanë zbuluar drogën e fshehur. Dy shtetasit shqiptarë janë shoqëruar në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës së Barit, ndërsa policia italiane bëri të ditur se droga e sekuestruar nuk ishte e paketuar por ishte vemdosur në xhepa të modifikuar të rrotave në formën e pluhurit.
Kohët e fundit policia në Bari ka ndërmarrë një sërë operacionesh të tilla pas raportimeve se përdorimi i heroinës në zonë ëshët rritur. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga shitja e kësaj droge, sipas hetuesve italianë, përdoret për të financuar organizata kriminale që merren me një sërë aktivitetesh të tjera të paligjshme përfshirë dhe shfrytëzimin e prostitucionit./abcnews.al