Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola arrin kualifikimin/ Manchester City me triumf 6-0 në Kupën e Botës për Klubet

schedule12:40 - 23 Qershor, 2025

schedule 12:40 - 23 Qershor, 2025

Hapi i parë u hodh. Mançester Siti, ashtu si edhe Juventusi, siguruan kualifikimin për në raundin e dytë të Kupës së Botës për Klubet.

Grupi G ndoshta është ai me diferencën më të madhe mes favoritëve dhe ekipeve të tjera, dhe këtë e tregon golaverazhi I anglezëve, 8-0, dhe ai I italianëve 9-1 pas dy ndeshjeve të para.

Siti shkatërroi 6-0 ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain, që ishte mundur 5-0 edhe nga bardhezinjtë.

Më I miri në fushë ishte mesfushori veteran Ilkai Gyndogan, me dy gola, ndërsa e habitshme që sulmuesi kryesor, Erling Haland shënoi vetëm një herë, edhe këtë me penallti.

Trajneri Pep Guardiola bëri ndryshime në formacion për të parë lojtarë të rinj, dhe rrjetat e tjera u shënuan nga Eçeverri, Bob dhe Çerki.

Besohet se Siti është pretendent për titullin në Shtetet e Bashkuara, me një formacion tepër të ndryshëm nga ai I një sezoni për t’u harruar.

Tashmë ekipet e kualifikuar për në turin e dytë janë katër, bashkë me Bajernin e Flamengon.

Ish-kampiones dhe Anglisë dhe të Europës I duhet gjithsesi fitorja të premten në orën 21:00 ndaj Juventusit, nëse dëshiron vendin e parë në grup.

“Zonja e Vjetër” ka shënuar një gol më shumë sesa “qytetarët”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!