Loja ende nuk ka mbaruar! Ky ishte reagimi këshilltarit politik të liderit suprem të Iranit Ajataollah Khamenei, pasi Shtetet e Bashkuara goditën tre objekte bërthamore të vendit.
Ali Shamkhani tha se vendi ende ka rezervat e tij të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve amerikane.
“Edhe nëse vendet bërthamore shkatërrohen, loja nuk ka mbaruar, materialet e pasuruara, njohuritë vendase, vullneti politik mbeten. Surprizat do të vazhdojnë”, shkroi ai ne rrjetin social X.
Ndërkohë Donald Trump, në një postim ne Truth Social tha se Shtetet e Bashkuara i hoqën nga duart bombën atomike Iranit, të cilën ata do ta përdornin po të mundnin. Ai e cilësoi sulmin mbi objektet bërthamore monumental.
Neënjë postim tjetër Trump nuk përjashtoi një ndryshim të regjimit në Iran dhe duke përdorur sloganin e tij shkroi: Ta bëjmë Iranin te madh serish!
Ndërkohë sipas të dhënave nga kryqi i kuq, nga sulmet amerikane në centralet bërthamore pati 11 të plagosur.
Sulmet amerikane në Iran goditen objektet bërthamore të Fordow, Natanz dhe Isfahan. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth tha se sulmet kishin muaj që planifikoheshin në koordinim edhe me Izraelin.
Sekretari amerikan i mbrojtjes theksoi se sulmet ndaj Iranit nuk kanë për qellim ndryshimin e regjimit, por për të eliminuar rrezikun që vinte nga programi bërthamor i Iranit.
Ndërkohë zv/presidenti amerikan JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në lufte me Iranin.
Sipas tij, sulmet amerikane kishin për qellim paqen afatgjate në Lindjen e Mesme dhe jo pershkallezimin e konfliktit.
Nga ana tjetër sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio, bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. “Amerika është “e përgatitur të flasë me ta nesër”, tha Rubio.
Ndërkohë as sulmeve në bazat bërthamore të Iranit, avionët bombardues B-2 janë kthyer në bazat amerikane. Avionët B-2 spirit u përdorën për të mbajtur bombat që u hodhën në Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Mes zhvillimeve të fundit, sulmet e Izraelit dhe Iranit ndaj njeri-tjetrit nuk janë ndalur.
Irani tha se gjashtë nga personeli i ushtrisë së tij u vranë në një sulm izraelit në një bazë ushtarake në perëndim të vendit. Me shume se 200 vendndodhje u goditen ne Teheran sipas autoriteteve te qytetit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është duke i arritur qëllimet në luftën ndaj Iranit, por nuk do e përfundojë fushatën ushtarake para kohe./abcnews.al

