Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ali Khamenei varroset në Mashhad, djali dhe pasardhësi i tij mungojnë në varrim

schedule08:30 - 10 Korrik, 2026

schedule 08:30 - 10 Korrik, 2026

Ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është varrosur në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, pas disa ditësh zie kombëtare. Sipas televizionit shtetëror iranian, ceremonia e varrimit u zhvillua në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të larta.

Autoritetet iraniane e paraqitën pjesëmarrjen e madhe në ceremonitë mortore si një shenjë uniteti dhe mbështetjeje për Republikën Islamike. Khamenei u vra më 28 shkurt gjatë sulmeve të para amerikano-izraelite ndaj Iranit, të cilat shënuan nisjen e konfliktit ushtarak mes palëve. Ai kishte drejtuar Iranin për afro 37 vjet.

Sipas pamjeve të transmetuara nga rrjeti shtetëror IRIB, në ceremoninë e varrimit nuk u pa djali i tij dhe pasardhësi i përfolur, Mojtaba Khamenei.



Varrimi në Mashhad ka edhe një simbolikë historike. Khamenei është vetëm udhëheqësi i dytë i Iranit që prehet në këtë qytet, pas Nader Shahut, i cili u varros aty pas vrasjes së tij.

Procesionet mortore nisën të shtunën, ndërsa autoritetet mbyllën rrugë, pezulluan fluturimet dhe kufizuan pjesën më të madhe të aktivitetit në Teheran dhe qytete të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!