Një edicion i dedikuar për të analizuar vrasjen e Oilver Ivanoviçit, ka qenë ai i “Mbrëmje në ABC News”. Analisti Gëzim Podgorica i ftuar në studio, Berat Buzhala dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me Idro Seferin në Beograd, është diskutuar mbi situatën e krijuar së fundmi në Kosovë, pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicën Veriore.
Reagimet e minutës së fundit nga faktorët politikë në Serbi e Kosovë, reagimet e serbëve e shqiptarëve për vrasjen e politikanit 64 vjeçar dhe të ndërkombëtarëve.
A do të përshkallëzohet tensioni në dy anët e urës së Ibrit? Situata në veriun e Kosovës. Vështirësia në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Të gjitha këto në këndvështrimin e analistëve në studion e “Mbrëmje në ABC News”.