Videot e Metës, Dvorani: Jam gjyqtar, nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

schedule13:23 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 13:23 - 11 Dhjetor, 2019

Kreu i Këshillit të Emerimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani qendroi për më shumë se tre orë në Prokurorinë e Tiranës. Ai u mor në pyetje lidhur me padinë që ka bërë presidenti Meta ndaj tij, lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në dalje, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve që e pritën në dyert e prokurorisë që prej orës 10:00

Dvorani: Kam shpjeguar fakte dhe rrethana si kanë ndodhur dhe kam dhënë shpjegimet e mi si kanë ndodhur ngjarjet. Unë jam gjyqtar dhe s’mund të rri në media. Për këtë situatë është prokuroria që duhet të kryejë veprime.

Pyetje: Z. Dvorani keni dijeni për videot kompromentuese të Metës?

Dvorani: Hetimi nuk zhvillohet në media, por në këtë godinë (prokuroria). Faktin si ka ndodhur dhe shpjegimin si ka ndodhur e kam dhënë tek prokurorët. Për video e kështu me radhë, unë mund të them se institucionet, zyrtarët nuk i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistikë me metrazh të gjatë e të shkurtër. Provat tregohen pranë isntitucioneve. Unë jam gjyqtar jo politikan, s’kam elektorat. Unë llogaris pozicionin tim me Kushtetutën e vendit.

/Abcnews.al