Gjykata për Krimet e Rënda kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Kasemi do të përballet me tre akuza penale, atë të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim personi” dhe për “armëmbajtje pa leje”.
Në seancën gjyqësore paraprake, gjykata rrezoi kërkesën e mbrojtjes për të dërguar për interpretim në Kushtetuese dispozitën ligjore, që i heq mundësinë Kasemit për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Pa këtë lloj gjykimi, ai nuk e shmang mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm në rast fajësie. Vrasja e gjyqtares Hafizi ndodhi në 31 gusht 2017./abcnews.al