Vedat Muriqi është vëzhguar së fundmi nga Leicester, Monaco dhe Eintracht Frankfurt. Sulmuesi i Fenerbahce shënoi dy gola nën sytë e skautëve të këtyre klubeve dhe tashmë në mediat në Turqi shkruajnë se “Dhelprat” po mendojnë ta marrin shtatlartin nga Prizreni për të pasuar James Vardy.
Ky i fundit është 33 vjeç dhe Muriqi shikohet si zëvendësuesi ideal. Për sulmuesin thuhet se janë ndarë 18 milionë sterlina për t’u shpenzuar, por nuk është vetëm Leicester në garë. Së fundmi raportohet se edhe Tottenham po e vëzhgon.
Edhe në të shkuarën Spurs janë lakuar si një klub i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, i cili këtë sezon ën kampionat ia ka dalë të shënojë nëntë gola në 13 ndeshje të zhvilluara me Fenerbahce. /abcnews.al