TIRANË- Dy persona janë arrestuar si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Gjithashtu, Policia e Tiranës është arrestuar një punonjës i SHRSF, pasi është konstatuar duke marrë para nga dy shqiptarë të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.
Sipas policisë, dy shqiptarët nga Kosova u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë./abcnews.al

