Agolli: Ja sa gra e vajza janë përdhunuar, ka dhe të mitura

schedule08:50 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 08:50 - 11 Dhjetor, 2019

E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, Alba Agolli menaxhere e programit kundër dhunës ndaj grave e vajzave ka folur rreth fushatës globale “16 ditë kundër dhunës ndaj grave”.

Në këto 16 ditë do të trajtohet tema e dhunës ndaj grave duke u fukusuar te përdhunimi.

“Nuk flasim për përdhunuesin, por pyetja e parë që i bëhet një vajze është çfarë kishe veshur? Një vajzë 6-vjeç si e provokon dhunuesin e saj,” u shpreh ajo.

Gjithashtu është organizuar edhe një ekspozitë me veshje të cilat janë jo reale, por përshkrime të bëra nga vajzat që janë përdhunuar, “Çfarë kishe veshur” titullohet ekspozita.

“Para një viti është hapur një qendër Kombëtare nga Ministria e Shëndetësisë që trajton rastet e dhunimit. Njihen 37 raste që në momentin që është hapur qendra, një studim kombëtar realizuar së bashku me INSTAT i cili përfshiu jo vetëm dhunën në familje por edhe dhunën nga partnerët, shifrat konfirmuan se 1 në 2 gra në Shqipëri kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre ndërsa një në pesë gra kanë përjetuar ngacmime seksuale.

Shumica e personave mendojnë që vajzat që janë përdhunuar kanë qënë ato që e kanë tërhequr përdhunuesin, edhe vet vajzat arrijnë në këtë mendim. Ne paragjykojmë që për mënyrën se si ecën, si vishen ndërkohë që nuk meremi me dhunuesin”, shprehet Agolli.

Është një dukuri e cila është e përhapur gjërësisht qoftë në zona rurale por edhe nëpër qytete. Shumë raste për shkak të normave shoqërore nuk dononcohen, po jetojmë në një shoqëri ku dhuna po pranohet, dhuna sjell dhunë, por duhet të bëhëmi bashkë që këto forma të ndalohen, tha Agolli.

E pyetur nëse një grua që kalon një ngjarje të tillë arrin ta hedhë pas këtë situatë ajo tregon se është shumë e vështirë, por duke i mbështetur duhet të përpiqen të ecin përpara.

“Është një plagë që afekton jetën e këtyre grave apo vajzave edhe pse shumë prej tyre përpiqen të ecin përpara, por është shumë e vështirë. Shumica e rasteve të trajtuara është e vajzave të mitura është një fenomet që duhet luftuar duhet folur.

Duhet shumë edukim, ndërgjegjësim, shumë organizata cilive në zona të ndryshme flasin me prindërit, por pavarësisht përpjekjeve për një formë ndryshimi shumë i vështirë arritja”, u shpreh ajo.

/abcnews.al