Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Mekë për haxh/ Miliona pelegrinë në malin e Arafatit

schedule15:50 - 5 Qershor, 2025

schedule 15:50 - 5 Qershor, 2025

Më shumë se 1,5 milionë pelegrinë të Huaj kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Haxhin e këtij viti.

Autoritetet nuk kanë dhënë shifra mbi pelegrinët vendas, megjithatë sa I përket Shtetasve të huaj që morën pjesë në Haxh vitin e shkuar kjo shifër ishte mbi 1,6 milionë.

Haxhi është një nga Pesë Shtyllat e Islamit dhe përbën një detyrim fetar që çdo mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi fizike dhe financiare.

Të enjten, pelegrinët u drejtuan drejt malit të Arafatit, në juglindje të Mekës, me rëndësi të madhe shpirtërore, pasi besohet se aty Profeti Muhamed mbajti hutben e fundit gjatë Haxhit të tij të fundit.

Sipas traditës islame, Dita e Arafatit është dita më e shenjtë e vitit, ku Zoti afrohet me besimtarët dhe u fal mëkatet.

Pelegrinët qëndrojnë në Arafat në lutje dhe reflektim nga mesnata deri pas perëndimit të diellit.

Pas kësaj, ata do të shkojnë në fushën shkretëtinore të Muzdelifes për të mbledhur gurë, të cilët do t’i përdorin në një nga ritet simbolike të Haxhit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!