Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas intervistimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Veseli ka folur për mediat duke mos dhënë shumë detaje, ndërsa është shprehur se vetëm është paraqitur për intervistim.
“Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet ‘90 kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK’së ka qenë përballje me spatrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli.
Kadri Veseli një nga udhëheqësit e ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tani janë paraqitur mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 19 korrik u thirr në Hagë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 6 tetor./abcnews.al