Një tjetër velierë ka kërkuar ndihmë mbrëmjen e sotme, për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë.
Veliera me tre persona në bord ka lëshuar sinjalin SOS në zonën midis Sazanit dhe Karaburunit.
Policia Kufitare e Vlorës po i shkon në ndihmë duke i shoqëruar për në zonën e Tri Portit.
Sipas policisë kufitare personat në velierë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/abcnews.al/


